Një banor i zonës së Astirit, në rrugën “Milto Sotir Gura”, ka ngritur shqetësimin për situatën problematike të krijuar nga parkimi i parregullt i automjeteve.
Sipas qytetarit, vijat e bardha dhe rregullat e qarkullimit nuk respektohen aspak, ndërsa makinat bllokojnë vazhdimisht trotuarin, duke e bërë të pamundur kalimin për këmbësorët.
AI thotë se banorët detyrohen të marrin karrocat në krah për të kaluar rrugën pasi kjo nuk është një situatë e rastësishme, por është kthyer në përditshmëri.
Ai shton se, ndonëse ndaj drejtuesve të mjeteve janë vendosur gjoba, kjo nuk ka sjellë ndryshim, pasi automjetet vijojnë të qëndrojnë të parkuara mbi trotuar.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të liruar hapësirat publike dhe për të garantuar sigurinë e këmbësorëve.
Denoncimi i qytetarit:
Prsh joq jam nje banor i astirit tek rruga milto sotir gura ku vizat e bardha nuk rrespektohen fare banoret duhet te marrin karrocat ne kraha Per te kaluar rrugen dhe kjo nuk esht vetem nje dit por esht ber rruge makinat bllokojne trotuarin kane marre gjoba po nuk i heqin nga trotuari njerezit skan ku kalojne