Vrasja e çiftit në Lezhë, identifikohen dy makinat e autorëve! Pista e hakmarrjes

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.04.2026, 10:41

Policia e Lezhës ka identifikuar dy automjete të dyshuara se janë përdorur nga autorët në vrasjen e Kreshnik dhe Gentjana Mujeci. Sipas burimeve, njëri mjet është me ngjyrë të zezë dhe tjetri gri, ndërsa hetuesit po verifikojnë targat për të çuar në identifikimin e autorëve.

Dyshohet se në këto automjete ndodheshin katër persona, të cilët kanë ndjekur për disa kilometra automjetin tip “Audi Q7” që drejtohej nga 39-vjeçari. Nga verifikimet rezulton se njëri prej mjeteve i ka prerë rrugën viktimës dhe më pas dy autorë kanë hapur zjarr me breshëri, duke lënë në vendin e ngjarjes të paktën 40 gëzhoja.

Pas krimit, autorët janë larguar në drejtim të Torovicës, zonë me disa dalje drejt Velipojës, Shkodrës dhe Shëngjinit. Hetimet janë përqendruar në disa pista, ku kryesorja mbetet ajo e hakmarrjes për një ngjarje të ndodhur rreth 10 vite më parë, ndërsa kontrolle janë ushtruar në disa banesa në Torovicë, Malecaj dhe Balldre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit