Braho para KLP: Arresti me burg, masa e fundit! Në 2025-ën, pësoi ulje me 53.4%

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.04.2026, 10:20

Kreu i SPAK, Klodian Braho, gjatë raportimit në KLP për vitin 2025, theksoi forcimin e rolit kushtetues dhe ligjor të institucionit në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave, duke nënvizuar rritjen e efikasitetit dhe përdorimin e teknikave speciale të hetimit, ndërsa bëri të ditur se janë hetuar 870 procedime penale dhe janë dyfishuar hetimet proaktive nga 19.8% në 37%; ai shtoi se arresti me burg është përdorur si masë e fundit, duke pësuar rënie me 53.4% krahasuar me vitin 2024, ku për korrupsionin kjo masë përbën rreth 3.45% të rasteve dhe për krimin e organizuar 21.4%, në ulje të ndjeshme nga një vit më parë.

“SPAK ka vijuar konsolidimin e rolit kushtetutës dhe ligjor si institucioni kyç në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të produkteve kriminale. Raporti evidenton se gjatë 2025, SPAK ka vepruar në funksion të rritjes së efikasitetit, përdorimit të teknikave speciale të hetimit, janë përmbushur rekomandimet e kuvendit, Këshillit të Ministrave dhe progres raportit të BE. SPAK ka hetuar 870 procedime penale, krahasuar me 2024. Rritja e hetimeve proaktive, në krahasim me 2024, ky raport është dyfishuar nga 19.8% në 37% në 2025. Raporti mes procedimeve penale të reja, është 294 dhe hetimeve të përfunduara në shifrën 2016 ka pësuar rritje prej 7%. Arresti në burg mjeti i fundit. Masa e sigurisë arrest në burg ka pësuar rënie me rreth 53.4%. Për vitin 2025, lidhur me veprat penale të korrupsionit, kjo masë zë vetëm rreth 3.45% të totalit të personave nën hetim (rreth 5% në vitin 2024), ndërsa për krimin e organizuar, kjo masë sigurie zë 21.4% të personave nën hetim (nga rreth 31% në vitin 2024)”, tha Braho.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit