Gruaja endet e vetme rrugëve të Tiranës: A e njeh dikush?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.04.2026, 00:46

Një situatë shqetësuese është denoncuar mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetar ka dërguar pamje të një gruaje që endet e vetme në mes të rrugës, në zonën e Casa Italia.

Sipas dëshmisë së tij, gruaja dukej në gjendje jo të mirë psikologjike dhe përsëriste vazhdimisht pyetjen: “Ku është Kisha e Laçit?”. Kur është pyetur për familjarët apo vendbanimin, ajo është shprehur se nuk ka askënd.

Siç shihet edhe në video, situata paraqet rrezik serioz, pasi ajo lëviz mes mjeteve në një aks ku qarkullimi është i shpejtë, duke rrezikuar në çdo moment përplasje.

Rasti ngre shqetësime të forta mbi reagimin e institucioneve përgjegjëse, pasi persona në gjendje të tillë nuk mund të lihen pa ndihmë në rrugë.

JOQ Albania u bën thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë sa më parë për të garantuar sigurinë e saj, ndërsa kushdo që mund ta njohë apo të ketë informacion për familjarët, të ndihmojë në identifikimin dhe mbështetjen e kësaj zonje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit