Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, në zonën e njohur si Ura e Çerkezës.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 16:45, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jetën një nga drejtuesit e mjeteve, shtetasi Q. T., rreth 42 vjeç.
Ndërkohë, drejtuesja e automjetit tjetër, shtetasja A. P., është shoqëruar në Komisariat, ku po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar shkaqet dhe dinamikën e përplasjes.
JOQ Albania ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, të dërguara nga dëshmitarë okularë, që tregojnë momentet pas aksidentit të rëndë.