“Kjo nuk është jetë, por frikë! Çdo natë na godasin me gurë, Policia s’bën punën e saj”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.04.2026, 12:16

Një qytetare, banore në lagjen Kastrioti në Fushë-Krujë, i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një problem shqetësues që, sipas saj, vazhdon prej muajsh.

Ajo tregon se persona ende të paidentifikuar godasin vazhdimisht me gurë të mëdhenj banesën e saj, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ajo thotë se sulme të tilla ndodhin në mënyrë të përsëritur, duke krijuar një situatë të rrezikshme për të dhe bashkëshortin.

Qytetarja shprehet se ka kontaktuar dhjetëra herë policinë dhe madje është paraqitur edhe në komisariat për të bërë denoncim, por pa marrë asnjë zgjidhje konkrete. Ajo pretendon se autoritetet nuk kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, duke i lënë ata të pambrojtur përballë këtij rreziku të vazhdueshëm.

Sipas saj, policia është shprehur se nuk mund të ruajë pallatet dhe se nuk ka informacion mbi autorët e sulmeve. Ndërkohë, qytetarja thekson se nuk ka konflikte me banorët e zonës apo persona të tjerë, çka e bën edhe më të pakuptueshme situatën.

Ajo shton se gurët kanë depërtuar edhe brenda në banesë, duke dëmtuar tavanin dhe duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre, pasi në disa raste kanë qenë pranë goditjes direkte.

E zhgënjyer ajo shprehet se kjo nuk është më një mënyrë jetese normale, por një gjendje e vazhdueshme frike dhe pasigurie mbi të gjitha kur nuk gjen mbështetje as nga institucionet përgjegjëse që kanë për detyrë të sigurojnë rendin dhe sigurinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit