Rama dënon me forcë sulmin me armë në darkën e Trump me gazetarët

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.04.2026, 11:07

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas një atentati të dështuar gjatë një darke ku merrte pjesë Presidenti amerikan Donald Trump dhe gazetarë të Shtëpisë së Bardhë, duke e cilësuar ngjarjen si një zhvillim shqetësues për sigurinë dhe demokracinë. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama theksoi se akte të tilla dhune cenojnë drejtpërdrejt lirinë dhe vlerat demokratike që duhet të mbrohen kudo. Rama shkruan, se ndihet i lehtësuar që presidenti amerikan dhe të gjithë personat e pranishëm janë në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut.

"Shqetësuese të marr lajmin për sulmin e dhunshëm të një personi të armatosur në një hotel në Uashington, DC, gjatë një eventi presidencial me gazetarë. Një sulm si ky godet lirinë dhe mënyrën tonë demokratike të jetesës kudo. E dënoj me forcë. Ndihem i lehtësuar që@POTUS dhe të gjithë të pranishmit janë shëndoshë e mirë," tha Rama.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit