Zv.presidenti Vance u evakua para Trump, kaos pas sulmit të armatosur në Shtëpinë e Bardhë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.04.2026, 10:01

Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump, u detyruan të largoheshin me nxitim nga darka e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë pasi në ambientet e hotelit shpërthyen të shtëna me armë.

Ngjarja, e konsideruar si një nga mbrëmjet më të rëndësishme në Uashington, mori një kthesë dramatike kur rreth orës 20:15 u raportua për të shtëna në hollin e hotelit Washington Hilton.

Menjëherë pas incidentit, Presidenti dhe Zonja e Parë u shoqëruan drejt një zone të sigurt nga agjentët e Shërbimit Sekret, së bashku me anëtarë të kabinetit.

Aktiviteti sapo kishte filluar kur një person i armatosur, i përshkruar si i pajisur me një armë të fuqishme, hyri me forcë në ndërtesë.

Panik përfshiu sallën, ndërsa mijëra të pranishëm u detyruan të strehoheshin poshtë tavolinave dhe karrigeve. Agjentët ndërhynë menjëherë duke u kërkuar të gjithëve të qëndronin të ulur dhe të mbroheshin.

Gjatë ndërhyrjes, një agjent i Shërbimit Sekret u plagos nga të shtënat, por raportohet se kishte veshur jelek mbrojtës. Deri tani nuk ka njoftime për persona të tjerë të lënduar. Më vonë, Presidenti konfirmoi se i dyshuari është arrestuar.

Autoritetet, përfshirë Shërbimin Sekret dhe Policinë Metropolitane, rrethuan zonën dhe nisën hetimet për incidentin, i cili ndodhi pranë pikës kryesore të kontrollit me detektorë metali. Gjendja e të përfshirëve mbetet ende e paqartë, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

Ngjarja shkaktoi kaos të plotë në sallë, ndërsa pjesëmarrësit kërkonin strehim për t’u mbrojtur nga të shtënat.

Në rrjetet sociale u vu re gjithashtu se disa zyrtarë, mes tyre zv/presidenti JD Vance u evakuuan përpara Presidentit, ndërsa gjatë largimit të tij u raportua se ai u pengua dhe ra për një moment.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit