Aksident në aksin Librazhd–Elbasan, humb jetën 45-vjeçar, shpëton bashkëshortja

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.04.2026, 08:29

Një aksident tragjik është regjistruar në aksin rrugor Librazhd–Elbasan, në fshatin Labinot, ku një motomjet ka dalë nga rruga gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:20 të datës 25 prill 2026, duke sjellë pasoja të rënda për drejtuesin e mjetit.

Sipas të dhënave zyrtare, drejtuesi i motomjetit, shtetasi A. K., 45 vjeç, ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë, bashkëshortja e tij, F. K., e cila udhëtonte me të në momentin e aksidentit, ka mbetur e dëmtuar lehtë.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit