Turistja e huaj denoncon: Ma morën çantën nga dora, humba pasaportën dhe vizën!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.04.2026, 01:26

Një turiste e huaj i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një denoncim shqetësues për një vjedhje që, sipas saj, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Ajo tregon se rreth orës 19:00–19:30, te kryqëzimi pranë Librit Universitar, i është grabitur çanta në mënyrë të papritur.

Në videon e dërguar, ajo shprehet se gjithçka ka ndodhur brenda pak sekondash, ndërsa po kalonte rrugën:

“Isha e përqendruar duke ndihmuar vëllain tim me helmetën e motorit. Mbaja edhe çantën në të njëjtën dorë dhe papritur ajo thjesht u zhduk. Nuk e kuptova fare si ndodhi.”

Sipas saj, çanta e vogël, ngjyrë e zezë, i është marrë direkt nga dora, pa e kuptuar momentin e saktë. Ajo shton se kanë kërkuar në zonë, por pa rezultat.

Brenda çantës ndodheshin dokumente shumë të rëndësishme, përfshirë pasaportën, kartën e identitetit, portofolin dhe çelësa. Turistja thekson se pasaporta është jetike për të, pasi ka të vendosur edhe vizën dhe duhet të udhëtojë brenda 10 ditësh.

Rasti është denoncuar në polici dhe gjithashtu në ambasadë, por ajo kërkon ndihmën e qytetarëve nëse dikush ka parë apo gjetur diçka.

“Ju lutem, nëse dikush ka informacion, do të ishte ndihmë shumë e madhe për mua,” shprehet ajo në mesazhin e saj.

Ngjarja ngre sërish shqetësime për sigurinë në rrugët e kryeqytetit, sidomos për turistët që vizitojnë Tiranë, duke dëmtuar imazhin e vendit në sytë e të huajve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit