Një video e regjistruar mbremjen e sotme në rrugët e Shkodrës tregon një moment të veçantë festimi, ku muzika tradicionale ka bërë bashkë të gjithë të pranishmit.
Protagonistë të kësaj atmosfere janë dy të rinj, të cilët kanë shoqëruar dasmën me tupanat e tyre në mes të rrugës.
Në pamjet e dërguara në redaksinë tonë, shihet se si të rinjtë performojnë me ritëm, ndërsa dasmorët kërcejnë përreth tyre duke valëvitur shamitë e kuqe.
Përtej interpretimit, ajo që vlen për t'u vlerësuar është dëshira e këtyre të rinjve për të praktikuar muzikën folk shqiptare dhe veglat tona tradicionale.
Në një kohë kur rrymat moderne po dominojnë kudo, performanca e këtyre djemve na kujton se tradita e tupanave mbetet një nga elementet më të dashura të dasmave tona.
Ky angazhim i brezit të ri tregon se trashëgimia jonë kulturore vazhdon të mbetet e gjallë dhe pjesë e pandarë e gëzimeve tona.