Një i moshuar është gjetur pak më parë i vetëm dhe i humbur në një cep rruge, në afërsi të stadiumit “Arena Kombëtare” në Tiranë.
Siç shihet edhe nga pamja e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ai qëndron i ulur në trotuar, dukshëm në gjendje jo të mirë emocionale.
Sipas personave që e kanë konstatuar, i moshuari nuk flet dhe nuk ka mundur të japë asnjë informacion për identitetin apo familjarët e tij.
Situata e tij ka prekur qytetarët që e kanë parë nga afër, pasi duket i përhumbur dhe i pafuqishëm për të komunikuar apo për të kërkuar ndihmë.
Nëse dikush e njeh këtë të moshuar ose ka informacion për familjarët e tij, ju lutemi të paraqiten sa më parë pranë zonës ku është gjetur, ose të kontaktojnë autoritetet përkatëse.
Raste të tilla kërkojnë reagim të menjëhershëm, pasi çdo minutë është e rëndësishme për ta kthyer pranë njerëzve të tij.