Një qytetare shqiptare që jeton në Greqi ka ngritur shqetësimin për cilësinë e disa produkteve ushqimore tradicionale që i janë dërguar nga familjarët në Shqipëri.
Ajo ka treguar se pak ditë më parë, nëna e saj i ka dërguar disa pako në Greqi dhe mes tyre disa gurabije të kuqe tradicionale pasi ajo dhe vajza e mitur kanë mall dhe nostalgji për to.
Por sapo i ka hapur, ka vënë re se gurabijet e kompanisë “Sinani” ishin plot me myk edhe pse paketimi ishte i paprekur dhe data e skadencës ishte në rregull deri më 31.12.2026.
Qytetarja thotë se kjo situatë është e rrezikshme për shëndetin, sidomos për fëmijët, prandaj kërkon publikimin e rastit, duke theksuar se autoritetet përgjegjëse duhet të marrin menjëherë masa.
Rasti ngre shqetësime për kushtet e ruajtjes dhe kontrollin e cilësisë së produkteve ushqimore të paketuara.
Denoncimi i qytetares:
Pershendetje une jetoj ne Greqi. Mua keto pastat sy, gurabije te kuqe tradicionale mi dergoj mami. Keto te Sinanit tre pako qe me dergoj ishin keshtu te mykura. Produkti ishte i mbyllur dhe data e skadencës eshtë ne rregull 31.12.2026 por brenda kishte myk. Kjo eshtë e rrezikshme per shëndetin, sidomos për fëmijët. Ju lutem, dua që ky rast të publikohet, por të mbetem plotësisht anonim.