Analisti dhe akademiku i politikës në Maqedoni, Ylli Paçuku, është bërë viral në TikTok, duke ndezur rrjetin me video dhe foto që po qarkullojnë kudo. Përveç profilit të tij serioz, këtë herë vëmendjen e ka marrë pamja e tij, që shumë ndjekës nuk po ndalen duke e krahasuar me një model .
Komentet kanë “shpërthyer”, sidomos nga vajzat, të cilat e etiketojnë si “ëndrra e çdo vajze”, “super simpatik” dhe madje i referohen edhe bukurisë së “gjakut ilir” me një ton plot krenari. Në shumë postime, ai po përshkruhet si kombinimi perfekt mes trurit dhe pamjes, duke e kthyer në një nga emrat më të përfolur të momentit.
Ndërkohë, përtej këtij “zjarri” në rrjete sociale, Ylli Paçuku vazhdon të mbajë role të rëndësishme publike, është anëtari më i ri i Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe nënkryetar i ELSA-s. Mesa duket, përveç politikës, ai tashmë ka “fituar” edhe zemrat e vajzave.