Një skenë krejt e pazakontë është regjistruar në rrugët e Vlorës, ku një qytetar është parë duke shëtitur në mes të qytetit… jo me një qen apo mace, por me një luan.
Pamjet, që kanë nisur të qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale, kanë habitur dhe njëkohësisht shqetësuar qytetarët. Këlyshit të luanit i shihet një litar në qafë, ndërsa pronari i tij ecën i qetë, sikur bëhet fjalë për një kafshë shtëpiake të zakonshme.
Qytetarët raportojnë se kalimtarët janë ndalur të shtangur, disa duke filmuar, të tjerë duke mbajtur distancë. Nuk dihet ende nëse kafsha është e trajnuar apo në çfarë kushtesh mbahet.
Rasti ngre pikëpyetje serioze mbi sigurinë publike dhe kontrollin e kafshëve të egra në ambiente urbane.
Ndërkohë, videoja vazhdon të bëjë xhiron e rrjetit, duke kthyer këtë moment të pazakontë në një nga temat më të diskutuara të ditës.