Tregtohet dhe në Shqipëri, gjendet helm miu në ushqimin e fëmijëve të kompanisë HiPP

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.04.2026, 10:24

Kavanozat me ushqim për fëmijë të markës HiPP janë tërhequr me urgjencë nga tregu në Austri, pasi në një mostër të marrë nga një produkt është zbuluar prani e një substance të dyshuar si helm për minjtë. Rasti është sinjalizuar fillimisht nga një klient, i cili kishte blerë një kavanoz 190 gram me pure karrote dhe patateje, duke ngritur alarmin për sigurinë e produktit.

Pas sinjalizimit, autoritetet dhe kompania kanë urdhëruar tërheqjen e produkteve nga mbi 1.000 supermarkete të zinxhirit Spar në Austri. Sipas deklaratave zyrtare, disa nga kavanozat e dyshuar kanë shfaqur shenja të pazakonta si mungesë e vulës së sigurisë, kapak i dëmtuar, afishe identifikuese me rreth të kuq në fund të kavanozit, si dhe në disa raste erë të çuditshme të përmbajtjes.

Kompania HiPP ka deklaruar se situata mund të lidhet me një ndërhyrje të jashtme kriminale në zinxhirin e shpërndarjes dhe se nuk përjashtohet manipulimi i produkteve pas daljes nga fabrika. Ndërkohë, Spar dhe HiPP u kanë bërë thirrje konsumatorëve që të mos konsumojnë kavanozat e blerë në Austri dhe t’i kthejnë ato në pikat e shitjes.

Produktet e njëjta tregtohen edhe në Shqipëri, si në supermarkete ashtu edhe në farmaci.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit