U vetëplagos me armë gjahu, 35-vjeçari durrsak vdes gjatë rrugës për në spital

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.04.2026, 09:50

Një 35-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 13 të Durrësit, pasi dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu në banesën e tij. Ngjarja është regjistruar rreth orës 08:45.

I riu, me inicialet O. Sh., është dërguar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë gjatë transportit. Rrethanat e plota të ngjarjes nuk janë ende të qarta.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit