Incident i rëndë në burgun e Reçit: Dy të paraburgosurit dhunojnë gardianin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.04.2026, 00:00

Një incident i rëndë është shënuar në IEVP Reç, ku dy të paraburgosur kanë ushtruar dhunë ndaj një punonjësi të Policisë së Burgjeve, duke krijuar tension dhe dëme brenda institucionit.

Ngjarja është konfirmuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila bën me dije se personat me iniciale A.Gj dhe F.D kanë kundërshtuar me forcë autoritetin, duke goditur efektivin dhe duke shkaktuar dëmtime në pajisjet dhe ambientet e brendshme.

Sipas informacionit zyrtar, ndërhyrja e forcave të sigurisë ka qenë e menjëhershme, duke bërë të mundur neutralizimin e situatës dhe rikthimin e rendit në institucion. Punonjësi i dëmtuar ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të incidentit, ndaj dy të paraburgosurve janë marrë masa të forta disiplinore dhe ligjore. Ata janë vendosur në regjim të veçantë izolimi për një periudhë 3-mujore, ndërsa ndaj tyre ka nisur procedim penal për disa vepra, në bashkëpunim me strukturat e kontrollit të brendshëm të sistemit penitenciar.

Po ashtu, është vendosur transferimi i tyre drejt një institucioni të sigurisë së lartë.

Autoritetet theksojnë se çdo akt dhune ndaj stafit të Policisë së Burgjeve është i papranueshëm dhe do të përballet me ndëshkim sipas ligjit, ndërsa garantimi i rendit dhe sigurisë brenda institucioneve mbetet prioritet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit