Sherr i dhunshëm në Vlorë, i riu goditet me grushte e shkelma nga disa persona

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.04.2026, 21:59

Një incident i dhunshëm është regjistruar këtë të diel në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, ku një përplasje verbale mes disa të rinjve ka degraduar shpejt në dhunë fizike.

Sipas dëshmive nga vendngjarja, një i ri u godit me grushta e shkelma nga disa persona, ndërsa të pranishmit ndërhynë me shpejtësi për të ndalur dhunën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar mbi shkaqet e sherrit apo gjendjen shëndetësore të të riut, ndërsa pritet që autoritetet të sqarojnë rrethanat e plota të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit