Masakër në SHBA: 8 fëmijë vriten me armë zjarri, autori ekzekutohet nga policia

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.04.2026, 21:34

Një tragjedi e rëndë ka goditur SHBA-në mëngjesin e 19 prillit, ku tetë fëmijë janë vrarë me armë zjarri në dy banesa të ndryshme në Shreveport, në shtetin e Louisiana.

Sipas policisë lokale, viktimat janë të moshës nga 1 deri në 14 vjeç. Autori i dyshuar ka hapur zjarr ndaj gjithsej 10 personave në një ngjarje që dyshohet të ketë lidhje me konflikt brenda rrethit familjar.

Pas sulmit, ai është larguar nga vendngjarja, duke vjedhur një automjet, por është ndjekur nga policia dhe më pas është qëlluar për vdekje nga oficerët gjatë ndjekjes. Autoritetet nuk kanë bërë ende publik identitetin e tij, por konfirmojnë se bëhet fjalë për një mashkull të rritur.

Ngjarja përfshin disa skena krimi, dy banesa dhe një vend të tretë, ndërsa hetimet janë ende në zhvillim. Sipas policisë, disa prej fëmijëve të vrarë dyshohet se kanë qenë të afërm të autorit.

Shefi i policisë së Shreveport, Wayne Smith, e cilësoi këtë si një nga ngjarjet më të rënda që ka përjetuar ndonjëherë qyteti, ndërsa kryebashkiaku Tom Arceneaux e përshkroi si “një mëngjes të tmerrshëm”.

Edhe guvernatori i Louisiana, Jeff Landry, reagoi duke u shprehur i tronditur dhe thellësisht i prekur nga kjo tragjedi.

Autoritetet shtetërore dhe policia lokale po bashkëpunojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve që të ndajnë çdo informacion apo pamje që mund të ndihmojë hetimin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit