Një 36-vjeçar është zhdukur prej tre ditësh në Tiranë, duke ngritur shqetësim të madh tek familjarët e tij.
Bëhet fjalë për Elvis Rexhepin, i cili sipas të afërmve është larguar nga banesa mëngjesin e tre ditëve më parë dhe nuk është kthyer më. Telefoni i tij rezulton i fikur, ndërsa nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.
Të afërmit bëjnë me dije se Elvisi jeton vetëm me të atin, pasi nëna e tij ka ndërruar jetë disa vite më parë. Sipas tyre, kohët e fundit ai ka qenë i stresuar.
36-vjeçari është parë për herë të fundit në zonën e Brrylit.
Të afërmit janë shumë të shqetësuar dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve. Kushdo që mund të ketë informacion për vendndodhjen e tij, lutet të kontaktojë në numrin: 069 382 2583.
Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë i rëndësishëm.