Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Milot-Rrëshen, drejtuesi largohet nga vendngjarja

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.04.2026, 23:30

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Milot–Rrëshen, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Viktima, i identifikuar me inicialet N. L., rreth 70-vjeç, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në vendngjarje.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë pas aksidentit dhe ende nuk është identifikuar nga autoritetet.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit