I lidhur me Call Center-in tek “Atti Tower”, kush është 28-vjeçari që u arrestua me urdhër të SPAK-ut

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.04.2026, 23:01

Një 28-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë në Tiranë, në vijim të aksionit kundër rrjeteve të mashtrimeve online që operonin përmes call center-ave.

Burime zyrtare bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin David Prendi, për të cilin është lëshuar urdhër arresti nga SPAK. Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të zbuluar në ambientet e “Atti Tower”.

Ndaj të riut rëndojnë akuza për “mashtrim kompjuterik”, të kryer në bashkëpunim, si dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal.

Sipas hetimeve, në këto ambiente dyshohet se zhvilloheshin skema mashtruese përmes platformave online, duke synuar qytetarë si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë.

Autoritetet vijojnë punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe për dokumentimin e plotë të aktivitetit të këtij rrjeti, që dyshohet se ka funksionuar në mënyrë të organizuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit