Mirlinda Karçanaj, ish-drejtoresha e fuqishme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), e cila ndodhet në qendër të një vorbulle akuzash për abuzime tronditëse me tenderat e shtetit, ka vendosur të sfidojë drejtësinë deri në instancën më të lartë. Ndonëse mbi supet e saj rëndojnë dyshime për keqmenaxhimin e miliarda lekëve përmes procedurave të dyshimta, Karçanaj kërkon tashmë zyrtarisht lirinë.
Ajo ka dorëzuar një kërkesë për rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar heqjen e menjëhershme të masës së sigurisë që e mban të izoluar. Ish-zyrtarja e lartë, e cila për vite me radhë kishte në dorë "çelësat" e digjitalizimit të vendit, pretendon se masa e arrestit të shtëpisë duhet të shfuqizohet, pavarësisht hetimeve të thelluara që lidhen me dëmet e pallogaritshme financiare në buxhetin e shtetit.
Procesi ka hyrë tashmë në një fazë të re, pasi shorti ka përcaktuar gjyqtarin e Lartë, Genti Shala, si personin që do të shqyrtojë këtë kërkesë. Ky lëvizje vjen si një përpjekje e fundit e Karçanajt për të lënë izolimin, ndërkohë që opinioni publik pret me interes se si do të procedojë Gjykata e Lartë përballë një prej dosjeve më të nxehta të korrupsionit me tenderat publikë.