“Terminatori” bie në provë: Roboti copëtohet pasi dështoi të kalonte pengesën

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.04.2026, 20:33

Një incident i pazakontë është regjistruar gjatë një gjysmëmaratone në Kinë, ku një robot që merrte pjesë në event ka përfunduar i shkatërruar në mes të garës.

Siç shihet dhe në pamjet po qarkullojnë në rrjet, roboti nuk ka arritur të dallojë një pengesë në pistë, është përplasur me të dhe është copëtuar në pjesë.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta online, ku shumë përdorues ironizojnë faktin se teknologjia është ende larg skenarëve të filmave si “Terminator”.

Në fund, organizatorët janë detyruar ta largojnë robotin nga pista, ndërsa një ekip teknik ka ndërhyrë për të mbledhur pjesët e mbetura të tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit