Itali: Shqiptari kapet me 5 kg kokainë të pastër, droga e fshehur në kroskotin e makinës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.04.2026, 23:24

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane pasi u kap me mbi 5 kilogramë kokainë të pastër, të fshehur në mënyrë të sofistikuar brenda makinës së tij.

Ngjarja ka ndodhur pranë daljes së autostradës në Reggio Emilia, ku efektivët e Guardia di Finanza ndaluan për kontroll një automjet që po hynte në qytet.

Sipas mediave italiane, drejtuesi i mjetit, një shtetas me origjinë shqiptare, ka shfaqur menjëherë shenja nervozizmi, duke u mbyllur brenda në makinë me shpresën se kjo do të pengonte kontrollin. Megjithatë, kjo sjellje ka rritur dyshimet e efektivëve.

Gjatë verifikimeve, autoritetet vunë re se kroskoti i makinës ishte në gjendje të keqe krahasuar me pjesën tjetër të automjetit, si dhe kishte shenja manipulimi në ekranin e bordit. Pas një kontrolli më të detajuar, u zbulua një hapësirë e fshehtë e krijuar posaçërisht pas panelit elektronik.

Brenda saj u gjetën 5 pako kokainë të pastër, të ndara në blloqe, gati për shpërndarje.

Droga dhe automjeti u sekuestruan, ndërsa i dyshuari u arrestua për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Ai është dërguar në burg, ndërkohë që hetimet vijojnë për të zbuluar rrjetin e mundshëm kriminal pas këtij rasti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit