Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën “Imer Ndregjoni”, në zonën e njohur si “Oxhaku”.
Sipas informacionit zyrtar nga Policia e Shtetit, rreth orës 19:10, shtetasi me iniciale I. D., rreth 45 vjeç, është qëlluar me armë zjarri ndërsa ndodhej në ambientet e një lokali. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli. Grupi hetimor po punon në vendngjarje për të mbledhur prova, për të këqyrur kamerat e sigurisë dhe për të sqaruar rrethanat e plota të rastit me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.