Nga Spanja vjen lajmi surprizë, Barcelona hedh sytë nga Vedat Muriqi për sulmin

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 17.04.2026, 19:39

FC Barcelona është në kërkim të një sulmuesi me kosto të përballueshme dhe, sipas raportimeve, në listën e alternativave është futur edhe ylli shqiptar Vedat Muriqi.

Ndërkohë që objektivat kryesorë të katalanasve mbeten emra të mëdhenj si Victor Osimhen dhe Julian Alvarez, drejtuesit po shqyrtojnë edhe opsione më ekonomike, duke synuar një sulmues të fortë në ajër dhe efikas përpara portës.

Sipas “Sport”, Vedat Muriqi ka tërhequr vëmendjen falë formës së shkëlqyer këtë sezon, ku po rivalizon për “Këpucën e Artë” edhe emra si Kylian Mbappé. Edhe pse klauzola e tij e lirimit arrin në 40 milionë euro, besohet se një marrëveshje mund të arrihet për një shumë më të ulët.

Në këtë garë, një tjetër alternativë për klubin spanjoll është edhe Alexander Sorloth, çka e bën konkurrencën për këtë rol edhe më të fortë.

Nëse transferimi i Vedat Muriqi drejt FC Barcelona do të konkretizohej, ai do të përbënte pa dyshim hapin më të madh në karrierën e tij dhe një moment historik për futbollin shqiptar. Futbollisti i fundit shqiptar që ka qenë pjesë e klubit katalanas është Rey Manaj, i cili megjithatë nuk arriti të debutonte në një ndeshje zyrtare me ekipin e parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit