“Gruaja me shami afron fëmijët pranë furgonit, mbuloi fytyrën kur më pa”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 17.04.2026, 18:46

Një nënë ka ngritur shqetësimin pranë redaksisë sonë për një situatë që ajo e konsideron serioze dhe potencialisht të rrezikshme për sigurinë e fëmijëve në Tiranë.

Sipas saj, në zonën e Bulevardit të Ri është vënë re një minifurgon, brenda të cilit ndodheshin tre gra të mbuluara me shami. Ajo pretendon se këto persona u afroheshin fëmijëve që ndodheshin vetëm, pa praninë e prindërve, duke i angazhuar në biseda.

Preteksti i përdorur, ishte kërkesa për ndihmë në përkthimin e disa fjalëve nga shqipja në anglisht, me arsyetimin se kishin dëshirë të mësonin gjuhën. Por ajo që e ka bërë situatën shqetësuese për prindërit është fakti se fëmijët ftoheshin të afroheshin pranë mjetit, ndërsa pyetjet që u bëheshin ishin të rastësishme dhe pa ndonjë qëllim të qartë, si fjalë të zakonshme për natyrën apo aktivitete të përditshme.

Nëna shprehet se kjo mënyrë afrimi ngre dyshime, pasi sipas saj, qëllimi i vetëm duket të jetë tërheqja e fëmijëve pranë automjetit, duke krijuar një situatë potencialisht të rrezikshme.

Ky rast ka shkaktuar shqetësim mes prindërve të zonës, të cilët kërkojnë më shumë vëmendje dhe prezencë nga autoritetet, si dhe verifikimin e menjëhershëm të kësaj situate.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit