Një ngjarje e rëndë është shënuar të enjten në rrethin e Devollit, ku një mësues është gjetur i pajetë në rrugë.
Viktima, me iniciale A.B., punonte si mësues në shkollën e fshatit Marjan, në një zonë të thellë të Korçës.
Sipas të dhënave paraprake, pas përfundimit të procesit mësimor dhe teksa ishte duke u kthyer drejt automjetit të tij, mësuesi dyshohet se ka pësuar infarkt dhe ka ndërruar jetë në vend.
Trupi i pajetë është transportuar drejt morgut të spitalit të Korçës, me vonesë për shkak të distancës dhe kushteve të vështira infrastrukturore në zonë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.