Detaje nga vdekja e 19-vjeçares në Greqi: Nëna infermiere u thirr në urgjencë pa e ditur se do të shihte vajzën e saj të vdekur

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.04.2026, 21:33

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen tragjike të 19-vjeçares shqiptare, Myrto, e cila humbi jetën dy ditë më parë në Kefaloni të Greqisë.

Sipas mediave greke, një mik i afërt i saj ka treguar për Protothema se e reja ishte një vajzë e qetë, e dashur dhe plot mirësi, ndërsa ende e kanë të vështirë të pranojnë humbjen e saj.

Ai ka zbuluar edhe një detaj tronditës pasi nëna e 19-vjeçares, e cila punon si infermiere me kohë të plotë në spitalin e Kefalonisë, është thirrur në urgjencë natën e ngjarjes, pa e ditur se pacientja që do të haste ishte vajza e saj. Aty ajo është përballur me skenën më të rëndë, duke parë të bijën pa shenja jete.

Ndërkohë, autoritetet greke kanë zbuluar prova të para nga dhoma e një hoteli me qira në Argostoli, ku e reja kishte qëndruar më herët, përfshirë njolla gjaku dhe sende personale.

Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar tre persona të moshës 22, 23 dhe 26 vjeç. Sipas hetimeve paraprake, ata kanë qenë me 19-vjeçaren në orët para tragjedisë dhe dyshohet se është konsumuar kokainë.

Raportohet se fillimisht ajo ka shkuar në një hotel në Argostoli rreth mesnatës së së hënës me të dashurin e saj 23-vjeçar. Më pas, dyshohet se është përdorur lëndë narkotike, ku është përfshirë edhe 26-vjeçari, i cili ka sjellë sasi kokaine dhe është larguar e rikthyer sërish.

Pas disa orësh, 19-vjeçarja ka humbur ndjenjat. Sipas të dhënave hetimore, të rinjtë e kanë transportuar atë pa ndjenja në një shesh dhe më pas e kanë braktisur aty.

Pak më vonë, ajo është gjetur nga ekipet e emergjencës EKAB dhe është dërguar në spitalin e ishullit, ku është konfirmuar vdekja e saj.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit