Një ngjarje e rëndë është raportuar nga një qytetar në zonën e 5 Majit në Tiranë, ku një mace ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi është përplasur nga një automjet.
Sipas denoncimit, kafsha është parë duke u tërhequr zvarrë, pas pallateve të reja, pranë Big Market, në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Qytetari tregon se macja nuk mund të lëvizë, pasi dyshohet se i janë thyer këmbët nga goditja e fortë e makinës.
Gjendja e saj është e rëndë dhe kërkon ndërhyrje urgjente nga persona apo organizata që merren me mbrojtjen e kafshëve. Çdo minutë është jetike për shpëtimin e saj.
Nëse mund ta ndihmoni kontaktoni me numrin: +355 68 562 3335