Një situatë alarmi u regjistrua në Piazza Medaglie D’Oro, në zonën e Arenellës në Vomero, ku një grabitje e armatosur në degën e bankës “Credit Agricole” degjeneroi në marrje pengjesh dhe bllokim të plotë të ambienteve të brendshme.
Sipas autoriteteve, autorët e dyshuar, tre deri në katër persona me fytyra të mbuluara me maska letre që imitonin aktorë filmash, u barrikaduan brenda bankës, duke mbajtur rreth 25 persona peng, punonjës dhe klientë të pranishëm në momentin e sulmit.
Zona u rrethua menjëherë nga Karabinierët, ndërsa në operacion u përfshinë edhe zjarrfikësit, të cilët ndërhynë duke hapur me forcë derën prej xhami të hyrjes me përdorimin e një mjeti shkatërrues, për t’i hapur rrugë forcave të sigurisë.
Pas ndërhyrjes, u nisën negociatat me autorët e ngjarjes, të cilat përfunduan me lirimin e të gjithë pengjeve pa pasoja të rënda. Autorët arritën të largoheshin ndërsa vazhdon puna për kapejen e tyre.