Rama i ulet sërish në gjunjë Melonit, puthje dhe përqafime

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.04.2026, 16:29

Kryeministri Edi Rama duket se i qëndron besnik një forme mjaft të veçantë komunikimi në arenën ndërkombëtare, ku kufiri mes protokollit dhe interpretimit personal bëhet gjithnjë e më i paqartë. Edhe në takimin me kryeministren italiane Giorgia Meloni, ai nuk hoqi dorë nga “tradita” e tij tashmë e njohur, duke zgjedhur sërish gjeste që tejkalojnë formalitetin klasik diplomatik.

Ulja në gjunjë, e ndjekur nga përqafime dhe puthje, u rikthye si një skenë që më shumë ngjan me përsëritje sesa me spontanitet.

Ky episod nuk është i izoluar, por vjen në vazhdën e paraqitjeve të ngjashme në samite ndërkombëtare, ku kryeministri shqiptar ka treguar një qasje të veçantë ndaj homologes së tij italiane. Në Pallatin Chigi, ceremonia zyrtare mori një kthesë të lehtë nga pritshmëritë, duke e zhvendosur vëmendjen nga axhenda tek mënyra e shprehjes së “respektit”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit