Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një rast të dyshuar të keqtrajtimit të një majmuni në një resort në zonën e Gjirit të Lalzit.
Ai ka treguar se në ambientet e këtij resorti është vendosur një majmun në kafaz, i cili po mbahet për qëllime rekreative. Qytetari thotë se kafsha ndodhet gjendje të rënduar, e ekspozuar ndaj vapës dhe në kushte të papërshtatshme.
Ditën e sotme ata kanë vënë re se majmuni ishte i dehidratuar dhe i uritur, mes mbeturinave dhe në këto rrethana janë detyruar t’i ofrojnë ujë, të cilin ai e ka konsumuar menjëherë.
Qytetari shprehet se nuk ka pasur mundësi të komunikojë me stafin e resortit prandaj shpreson që pas këtij denoncimi të merren masa për t’i siguruar kushte të përshatshme jetese majmunit.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje, Deshta me nda nje shqetesim, dicka qe mendoj duhet patjeter te komunikohet me publik qe te perhapet ne media. Ne gjirin e Lalzit, ne il Gambero, kane marre nje majmun te cilin po e shfaqin me kafaz. Majmuni eshte ne gjendje te keqe, nga vapa, e dukej shume keq dhe i ofruam uje te cilin e piu me shume etje. Kjo eshte abuzim i nje kafshe, qe ju kisha lutur ta postoni sepse jane me te vertete kushte te tmerrshme ne Lalz per nje majmun.
Il gambero resorti ne gjir te lalzit. Majmuni eshte aty per arsye rekreative ne kafaz ne kushte mizore, ishte shume i etur dhe i urritur ku gjithe njerezit vetem hudhnin dhe mbeturina ne kafaz per ta ngacmuar.
Nuk patem rastin te flasim me stafin. vetem i dhame uje majmunit. Nuk besoj qe do kishte ndikim po ti thonim dicka. Mendoj pa ndikimin e mediave ose syrit te publikut sdo kete ndikim. Nuk ka qene me heret, e kane marre tani per ket sezone. Akoma skan filluar as temperaturat e larta dhe mendoj se do jete dhe me i keqtrajtuar gjate sezones se veres.