Një tjetër episod i zakonshëm i “trimërisë urbane” është denoncuar në redaksi, ku këtë herë është vjedhur një biçikletë, e zhdukur në mes të Tiranës sikur të ishte pa pronar.
Ngjarja duket thuajse ironike: në qendër të kryeqytetit, nën sytë e të gjithëve, një burrë i veshur me pallto, që në pamje të parë të jep idenë e një “zotërie serioz” – rezulton të ketë një pasion të papritur… për pronën e të tjerëve. Me një qetësi për t’u pasur zili, ai merr biçikletën elektrike dhe largohet sikur sapo ka marrë mjetin e vet nga parkimi.
Mesa duket, eleganca në veshje nuk garanton asgjë për përmbajtjen. Palltoja mund të jetë klas, por zakonet… jo aq.
Qytetari që denoncon rastin ka një mesazh të drejtpërdrejtë për “zotërinë”: nëse palltoja të jep stil, ndoshta është momenti të tregosh edhe pak karakter dhe ta kthesh mjetin aty ku e more.