“Po na dalin lushnjarët të gjithë fierakë”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.04.2026, 15:07

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka kritikuar ashpër gjendjen e sistemit shëndetësor gjatë seancës plenare në Kuvend, duke ironizuar situatën në spitalet e Lushnjës dhe jo vetëm. Ai renditi një sërë problemesh që sipas tij vijojnë të mbeten të pazgjidhura në shërbimin shëndetësor publik. Sipas tij si pasojë e mungesës së mamografisë dhe ekos në spitalet e Lushnjës, gratë shkojnë në spitalin e Fierit duke ironoizuar se të gjithë lushnjarët po bëhen fierakë.

"A e keni numrin ta thërrisni ministren e Shëndetësisë, se vërtetë ka ikur në Europë, po dua t’i them nuk hyhet në Europë pa pambuk e jodio, pa mamografi e eko që nuk punojnë në Lushnjë, se po çojmë në Lushnjë dhe po na dalin lushnjarët të gjithë fierakë”, tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit