Lezhë: Peshkimi kthehet në vdekje, 46-vjeçari bie në kontakt me rrymën elektrike

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 15.04.2026, 19:39

Një person ka humbur jetën pasditen e kësaj të mërkure në Lezhë.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi S.S., 46 vjeç, ka qenë duke peshkuar pranë Urës së Prekanit, në Shënkoll, e dyshohet të ketë rënë në kontakt me rrymën elektrike, duke i shkaktuar kështu vdekjen e menjëhershme.

“Rreth orës 15:20, në Shënkoll, në vendin e quajtur “Ura e Shënkollit”, shtetasi S. S. 46 vjeç, ka qenë duke peshkuar me (kallam peshkimi), dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka ndërruar jetë“, njoftojnë blutë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit