Rëndohet bilanci i sulmit në shkollë në Turqi, shkon në 9 numri i viktimave

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 15.04.2026, 17:40

Rëndohet bilanci i tragjedisë së ndodhur sot në një shkollë në Turqi, ku një sulm i armatosur ka shkaktuar viktima dhe të plagosur.

Sipas autoriteteve, numri i të vdekurve ka arritur në 9. Fillimisht u raportua për 4 viktima, por më pas 5 të plagosur të tjerë nuk kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve në spital.

Ministri i Brendshëm, Mustafa Cifci, deklaroi se autori i sulmit është një nxënës i shkollës, i cili ka përdorur një armë zjarri të marrë nga shtëpia. Ai sqaroi se sulmi ka ndodhur në momentin kur nxënësit po largoheshin në mëngjes, ndërsa agresori ka hyrë në klasën e tij dhe ka hapur zjarr pa dallim.

Nga ngjarja raportohet për 13 të plagosur, prej të cilëve 6 ndodhen në kujdes intensiv dhe 3 janë në gjendje kritike. Sipas ministrit, mes viktimave janë 8 nxënës dhe 1 mësues.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur opinionin publik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit