Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari: S’jam i preokupuar ku do flenë banorët që iu dogj shtëpia! Kanë kushërinj

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.04.2026, 21:54

Pas flakëve që përfshinë pasditen e sotme kompleksin rezidencial të ndërtuar nga kompania “Arlis” e oligarkut Mand Lilo në Tiranë, dhjetëra banorë mbetën pa strehë, ndërsa shqetësimi për natën e parë pas tragjedisë u kthye në pyetjen kryesore.

Gjatë një deklarate për mediat, prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, u përball me pyetjen direkte të gazetarëve: Çfarë do të ndodhë me familjet që humbën shtëpitë nga zjarri dhe ku do të flenë ata sonte?

Përgjigjja e tij ka shkaktuar reagime. Ai u shpreh se kjo situatë nuk e ka preokupuar në mënyrë të veçantë, duke theksuar se, sipas tij, banorët mund të gjejnë zgjidhje tek kushërinjtë, halla, daja pasi jemi shqiptarë.

Ndërkohë, në terren, familjet e prekura vijojnë të përballen me pasojat e menjëhershme të zjarrit, mes pasigurive dhe mungesës së një plani të qartë për strehimin emergjent.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit