Mes flakëve dhe tymit, momenti kur zjarrfikësit heronj shpëtojnë të moshuarat

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.04.2026, 18:53

Pamje të tjera dramatike nga zjarri masiv pranë QSUT-së kanë mbërritur në redaksinë tonë, këtë herë duke treguar momentin heroik të ndërhyrjes së zjarrfikësve.

Në videon e siguruar, zjarrfikësit shihen teksa ngjiten me shkallë deri në katet e sipërme të godinës shumëkatëshe, ndërkohë që flakët vijonin ende të përfshinin pjesë të pallatit dhe tymi i dendur kishte mbuluar të gjithë zonën.

Mes rrezikut ekstrem, ata kanë arritur të shpëtojnë të paktën dy gra të moshuara që kishin mbetur të bllokuara brenda banesës, pa mundur të dilnin për shkak të zjarrit.

Pamjet tregojnë momentin kur të moshuarat nxirren nga godina, ndërsa përreth duken ende flakë aktive, çka e bën edhe më të dukshëm guximin dhe profesionalizmin e forcave zjarrfikëse.

Ndërhyrja e tyre ka shmangur një tragjedi të mundshme, ndërsa banorët e zonës kanë ndjekur me ankth operacionin e shpëtimit.

Zjarrfikësit janë përballur me një situatë tepër të vështirë, por falë reagimit të shpejtë kanë arritur të shpëtojnë jetët e dy grave të moshuara që kishin mbetur të bllokuara nga flakët.

Ky është një moment që tregon qartë se mes kaosit dhe frikës, heronjtë e vërtetë janë ata që futen në flakë për të shpëtuar jetë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit