Qytetarët në shok nga pamjet apokaliptike

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.04.2026, 20:53

Mungesa e netëve prime të reality show shqiptarë këtë mbrëmje i ka shtyrë shumë qytetarë të kërkojnë “emocionin” në ngjarjen e fundit të ndodhur në Tiranë.

Aty ku në zonën e Farmacia 10, një pallat u përfshi nga flakët, duke krijuar skena të frikshme që banorët i përshkruajnë si “apokaliptike”. Tym i dendur dhe flakë të mëdha pushtuan godinën, ndërsa qytetarët u mblodhën poshtë, të tronditur, duke ndjekur nga afër zhvillimin dramatik.

Zjarrfikësit ndërhynë me shpejtësi, duke luftuar me intensitet për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e tyre në katet e tjera. Operacioni u ndoq me ankth nga dhjetëra qytetarë, të cilët qëndruan në distancë, por me sytë e ngulur tek çdo lëvizje.

As 2000€/m2 nuk e shtyn popullin të protestojë por vetëm të sodisë se si pallatet e parave të pisëta të ndërtuara me bukë-peshku shkrumbohen në flakë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit