“Ishin gjigandë, po fluturonin shumë ulët”, avionët luftarakë filmohen edhe mbi qiellin e Lezhës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.04.2026, 21:34

Pas pamjeve të publikuara më herët nga Berat, Lushnjë dhe Fier, në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur edhe video të reja nga qytetarë në Lezhë dhe Dibër, ku shfaqen sërish 4 avionët ushtarakë duke fluturuar në formacion.

Sipas dëshmitarit që ka dërguar pamjet e fundit, avionët dukeshin gjigantë dhe po fluturonin shumë ulët, çka ka tërhequr vëmendjen e banorëve në zonë.

Deri në këtë moment nuk ka ende asnjë reagim apo sqarim zyrtar nga autoritetet përkatëse mbi natyrën e këtyre fluturimeve, nëse bëhet fjalë për një stërvitje, një mision rutinë apo një kalim transit në hapësirën ajrore shqiptare.

Qytetarët presin një reagim nga institucionet përgjegjëse, në mënyrë që të ketë një informacion të qartë mbi atë që po ndodh në qiellin e disa qyteteve të vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit