Katër avionë luftarakë filmohen mbi disa qytete të vendit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.04.2026, 21:01

Pamje të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania nga qytetarë në disa qytete të vendit, përfshirë Beratin, Lushnjën dhe Fierin, tregojnë katër avionë luftarakë që fluturojnë njëri pas tjetrit në formacion.

Sipas raportimeve të banorëve, avionët janë vërejtur pak momente më parë duke kaluar mbi këto qytete, ndërsa disa prej tyre kanë dërguar edhe video në redaksi.

Deri në këtë moment nuk ka një informacion zyrtar lidhur me natyrën e fluturimit, nëse bëhet fjalë për një stërvitje, një mision rutinë apo një kalim transit në hapësirën ajrore të vendit.

JOQ Albania po sjell pamjet si raportim informues nga qytetarët, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë një reagim apo sqarim zyrtar nga autoritetet përkatëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit