Një ngjarje e pabesueshme që ngjan me skenarët e filmave të Hollivudit ka tronditur rajonin e Antiokias në Kolumbi, ku një fermer i thjeshtë është përballur me një zbulim që ka lënë pa mend mbarë opinioni publik botëror.
Jose Mariena Cartolos, një 65-vjeçar që tërë jetën e tij ia kishte dedikuar punëve të rënda të bujqësisë, po punonte si zakonisht në pronën e tij kur rastësia e deshi të godiste një "minierë ari" të mirëfilltë, por jo të llojit që pritej.
Ndërsa po hapte me mund një hendek të ri për ujitjen e tokës, vegla e tij e punës u ndesh me diçka të fortë dhe metalike rreth një metër nën sipërfaqen e dheut, çka e shtyu atë të gërmonte më thellë për të zbuluar misterin që fshihej poshtë këmbëve të tij.
Ajo që u shfaq para syve të fermerit ishin disa fuçi metalike të ndryshkura dhe kontejnerë të mëdhenj me ngjyrë blu, të cilët pasi u hapën, nxorën në dritë një sasi marramendëse parash të thata. Brenda tyre ndodheshin qindra tufa me kartëmonedha, kryesisht dollarë amerikanë, të cilat për çudinë e të gjithëve ishin ruajtur në mënyrë të përkryer pavarësisht kohës së gjatë nën tokë.
Pas numërimit dhe verifikimeve të para, u konfirmua se vlera e gjetur arrinte shifrën astronomike prej 600 milionë dollarësh, një pasuri që dyshohet se i përket bosit famëkeq të drogës, Pablo Escobar.
Ekspertët dhe mediat e huaja theksojnë se ky nuk është një gabim shtypi, por një pjesë e vogël e pasurisë prej 30 miliardë dollarësh që "Mbreti i Kokainës" thuhet se ka varrosur në pika të ndryshme anembanë vendit përpara vdekjes së tij.
Edhe pse Jose Mariena Cartolos ishte ai që e gjeti këtë pasuri përrallore, ligjet e shtetit kolumbian nuk ia lejojnë atij që t'i mbajë këto para, pasi ato konsiderohen pasuri me origjinë kriminale që i përkasin shtetit.
Qeveria kolumbiane ka njoftuar se kjo shumë gjigante do të konfiskohet menjëherë dhe pritet të investohet në programe të rëndësishme sociale dhe ekonomike për të ndihmuar shtresat në nevojë. Ndërkohë, ky zbulim i jashtëzakonshëm ka ngritur dyshime se një "etje e re për ar" do të përfshijë Kolumbinë, duke tërhequr mijëra gjuetarë thesaresh nga e gjithë bota që do të tentojnë të gjejnë pjesët e tjera të fshehura të pasurisë së Escobarit nëpër fshatrat e thellë kolumbianë.