Një procedurë e re prokurimi e zhvilluar nga OSHEE Group sh.a, nën varësinë e ministrit Enea Karakaçi, ka ngritur pikëpyetje të forta mbi transparencën dhe konkurrencën e ndershme në tenderat publikë. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-73462-12-29-2025, me objekt "Dixhitalizimin e arkivës historike të OSHEE Group sh.a", ku fitues është shpallur operatori "ATOM", në pronësi të Luan Bashës dhe Armand Agollit.

Vlera fituese e shpallur nga OSHEE është 51,325,000.00 lekë të reja (pa TVSH), ose rreth 615 milionë lekë të vjetra me TVSH. Nga një llogaritje e thjeshtë matematikore, rezulton se fituesi ka ofruar rreth 93.6% të fondit limit (i cili ishte 54,806,666.00 lekë). Kjo përqindje kaq e lartë, ku vlera e kontraktuar është pothuajse e barabartë me tavanin e parashikuar nga shteti, shërben shpesh si sinjali i parë i mungesës së garës reale.

Hulumtimi i dokumentacionit të kësaj procedure nxjerr në dritë detaje që përforcojnë dyshimet për një fitues të paracaktuar. Edhe pse ligjërisht procedura është cilësuar si "e hapur", realiteti i pjesëmarrjes tregon një tjetër histori:

Kjo praktikë, ku fituesi shpallet me vlerë maksimale dhe konkurrentët më të lirë s'kualifikohen me argumente teknike, është kthyer në një fenomen shqetësues për menaxhimin e parave të taksapaguesve në sektorin e energjisë, duke e kthyer arkivën historike të OSHEE-së në një "minierë ari" për operatorë të përzgjedhur.