Një video e pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku është filmuar një moment i ndodhur brenda ambienteve të një shkolle.
Sipas personit që e ka dërguar videon, një ish-nxënës që jeton aktualisht në Gjermani kishte menduar t’i bënte një surprizë ish-mësueses së tij për ditëlindje. Për këtë arsye, një vajzë e surprizave është futur në ambientet e shkollës me një tortë, disa tollumbace dhe një tufë me lule, ndërsa gjithçka është filmuar për t’ia dërguar më pas ish-nxënësit.
Në video dëgjohet momenti kur drejtoresha ndërhyn dhe kërkon që vajza të largohet nga ambientet e shkollës, duke theksuar se hyrja në shkollë nuk lejohet pa autorizim.
Pamjet kanë sjellë reagime të ndryshme, ku disa e shohin si një gjest të bukur për mësuesen, ndërsa të tjerë theksojnë rëndësinë e respektimit të rregullave dhe sigurisë në ambientet shkollore.
Ju si e shihni këtë situatë? Ishte një surprizë e pafajshme apo drejtoresha veproi siç duhet duke zbatuar rregullat?