Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.04.2026, 10:23
Media iraniane pranë qeverisë kanë reaguar pas dështimit të bisedimeve të paqes mes SHBA-së dhe Iranit në Pakistan, duke akuzuar Uashingtonin për qëndrime të ashpra dhe mungesë vullneti për kompromis në negociata.
Sipas Agjencisë së lajmeve Fars, burime pranë delegacionit iranian kanë deklaruar se pala amerikane ka kërkuar në tryezën e bisedimeve kushte që nuk u arritën as përmes presionit ushtarak, ndërsa mosmarrëveshjet kryesore lidhen me programin bërthamor iranian dhe çështje strategjike si Ngushtica e Hormuzit.
Ndërkohë, Agjencia e lajmeve Tasnim raportoi se Irani nuk ndodhet nën presion kohe për të vijuar negociatat dhe se Teherani është i gatshëm të vazhdojë procesin në kushte të tij. Të dyja mediat, të afërta me autoritetet iraniane, konsiderohen shpesh pasqyrim i qëndrimeve zyrtare të vendit.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR