Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një ngjarje të ndodhur një ditë më parë në Lushnjë.
Sipas saj, teksa ishte duke ecur, pa e kuptuar i ka rënë nga xhepi telefoni celular. Nga verifikimi i kamerave të sigurisë, rezulton se pajisja është gjetur dhe marrë nga dy të rinj që lëviznin me biçikletë.
Nëpërmjet këtij denoncimi, qytetarja u bën apel të rinjve që t’ia kthejnë telefonin, duke ofruar edhe një shpërblim prej 5 mijë lekësh të rinj. Në të kundërt, ajo paralajmëron se do t’i drejtohet policisë për ndjekje ligjore të rastit.