Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 11.04.2026, 14:09
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të shtunë në fshatin Gjorm, në aksin e njohur si rruga e Lumit të Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përmbysur jashtë saj. Si pasojë e aksidentit dyshohet se kanë mbetur të plagosur katër persona, mes tyre edhe dy fëmijë nën moshën 14 vjeç.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimet mjekësore, të cilat kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë transportuar të plagosurit drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR